SPORT

Artikull

Josif Panov mbrojti titullin e tij botëror në boksin profesionist

Premte, 20 Tetor 2023, 08:04

Josif Panov (djathtas) me rripat e tij të kampionit

Josif Panov (djathtas) me rripat e tij të kampionit

FOTO: Max Fight 56

Madhësia e shkronjave

Josif Panov-Pepeljankata /Nepërka/ mbrojti titullin e tij botëror në peshën e lehtë të Organizatës Universale të Boksit (UBO). Boksieri bullgar mundi francezin Sandy Messaoud pas 12 raundesh dhe me vendimin unanim të gjyqtarëve. Kjo ishte edhe ndeshja kryesore e mbrëmjes gala të sporteve luftarake Max Fight 56.
Panov meritoi duartrokitjet e afro 10 000 shikuesve në Arena Sofia, si dhe superlativat e yllit të madh në tribuna - Conor McGregor. Legjenda irlandeze në MMA i shpërbleu të dy boksierët me një bonus prej 12 000 euro secili.
Borisllav Velev-Roj gjithashtu fitoi duartrokitjet e publikut për nokautin e mbrëmjes në përballjen përgatitore me Pablo Mendozën.
Panov tashmë ka 25 fitore në ringun profesionist. Pas triumfit, ai falënderoi për mbështetjen dhe u bëri thirrje spektatorëve edhe një herë që të thërrasin "Bullgarë, heronj!"