Artikull
Nënpresidentja do të vizitojë Moldavinë për Ditën e Iluministëve të Popullit
Hënë 30 Tetor 2023 09:43
Hënë, 30 Tetor 2023, 09:43
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Nënpresidentja Ilijana Jotova po viziton Moldavinë. Më 31 tetor, aja do të diskutojë marrëdhëniet dypalëshe në arsim, shkencë dhe kulturë me autoritetet zyrtare në Moldavi. Temë do të jetë edhe ruajtja e identitetit kulturor të komunitetit bullgar, i cili është mbi 50 mijë veta në Moldavi. Jotova do të bisedojë me kryeministrin Dorin Reçan dhe presidenten Maja Sandu. Në Kishinau, nënpresidentja do të vizitojë Liceun Bullgar “Vasill Levski” dhe do të inaugurojë monumentin e rinovuar të Hristo Botevit.
Më 1 nëntor, ajo do të hapë Qendrën Kulturore Rinore "Vasill Levski" në qytetin Taraklija dhe do të mbajë një leksion kushtuar Ditës së Iluministëve të Popullit në Universitetin Shtetëror të Taraklisë "Grigorij Cambllak".
Publikoi / Publikuan: БНР екип