LAJME

Artikull

Do të ruhet kompaktësia e bullgarëve në Moldavi

Martë, 31 Tetor 2023, 13:51

Ilijana Jotova dhe Igor Grosu

Ilijana Jotova dhe Igor Grosu

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Rajoni moldavian Taraklija, i populluar kryesisht nga bullgarë, do të ruajë integritetin e tij administrativ, i cili do të garantojë të drejtat e komunitetit tonë atje. Gjatë vizitës së saj në Kishinau, nënpresidentja Ilijana Jotova mori këtë garanci nga kryetari i parlamentit moldavian Igor Grosu. Autoritetet në Kishinau deklaruan para nënpresidentes Ilijana Jotova se komuniteti bullgar në Moldavi, i cili ka mbi 200 vjet histori, do të ruajë të drejtat e tij. Për të çrusifikuar pakicat e saj kombëtare në një përpjekje për të reduktuar efektet negative të politikës arsimore agresive të ish Bashkimit Sovjetik, Moldavia mbështet programet arsimore që inkurajojnë komunitetet e vendit të studiojnë gjuhën, historinë dhe kulturën e tyre amtare, shpjegoi kryetari i parlamentit Igor Grosu.
Informacioni është i së dërguarës së BNR-së në Moldavi, Mira Stefanova.