Artikull
Bullgarët e mirëpresin Lindjen e Jezu Krishtit me një sërë ngjarjesh
Hënë 25 Dhjetor 2023 10:31
Hënë, 25 Dhjetor 2023, 10:31
FOTO: bojentsi.com/bg
Madhësia e shkronjave
Në prag të Krishtlindjeve, motoristë nga qyteti Kërxhali vendosën t'u bëjnë dhurata fëmijëve nga katër qendra sociale. Shumë kompani dhe banorë vendas u përfshin në nismën e bamirësisë, duke dhuruar fonde për të blerë ëmbëlsira për të vegjlit. Organizator i aksionit për të katërtin vit është Klubi i Motoçiklistëve “Bohemia”.
Në qytetin Jamboll, tradicionalisht organizohet një festival i madh kushtuar Krishtlindjeve, në të cilin dhjetëra grupe të kolendarëve këndojnë dhe kërcejnë. Vetëm në Jambol kolendarët jo vetëm që këndojnë dhe bekojnë, por edhe kërcejnë. Vallëzimi "Vallja buenek e Jambollit" lindi më shumë se një shekull më parë në lagjen më të vjetër të qytetit - Kargon.
Zhytësit e Burgasit nga Shoqata "Miqtë e Detit" bënë zhytjet e tyre tradicionale festive në det. Por këtë vit, zhytja e tyre u shoqërua me një gjetje befasuese në fund të detit - dy pistoleta dhe një revole. Sipas policisë në Burgas, revolja ndoshta është e kohës së Luftës Ruso-Turke, armët kanë qenë në ujë për të paktën 5 vjet, njofton BNT.
Një program i pasur dhe shumë argëtim i pret fëmijët e qytetit Pernik, ku Plaku i Krishtlindjes mbërriti për të ndezur pemën e Krishtlindjes. Në tregun e Krishtlindjeve ai do t'u thotë lamtumirë deri në Krishtlindjet e ardhshme.
Publikoi / Publikuan: БНР екип