LAJME

Artikull

Bullgaria është lider në Evropën Qendrore dhe Lindore përsa u përket eksporteve të produkteve bujqësore në Kinë

Premte, 23 Gusht 2024, 13:55

Bullgaria është lider në Evropën Qendrore dhe Lindore përsa u përket eksporteve të produkteve bujqësore në Kinë

FOTO: mzh.government.bg

Madhësia e shkronjave

Në vitin 2023, 47% e totalit të eksporteve të Bullgarisë drejt Kinës është përbërë nga produkte bujqësore dhe ushqimore. Për sa i përket këtij eksporti në vitet 2022 dhe 2023, Bullgaria zë vendin e parë ndër vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Kjo u bë e qartë nga takimi i ministrit të bujqësisë, Georgi Tahov, me ambasadoren kineze në vendin tonë, znj. Dai Cinli, këtë javë.
Të dy vendet po punojnë në mënyrë aktive për të përfunduar procedurat për përmbushjen e kërkesave për importimin e një numri produktesh bujqësore dhe ushqimore bullgare në Kinë. Pas përfundimit të tyre, do të mundësohet rritja e vëllimit dhe llojeve të produkteve bujqësore dhe ushqimore bullgare të eksportuara në Kinë, përfshirë frutat e ngrira dhe të freskëta, grurin dhe shafranin.
"Bullgaria ka produkte bujqësore cilësore", theksoi ambasadorja Dai Cinli dhe dha shembullin e vajit të trëndafilit bullgar dhe produkteve të tij, mjaltin, vajin e lulediellit dhe ujërat minerale.

Publikoi / Publikuan: БНР екип