LAJME

Artikull

Blagomir Kocev do të jetë kryetar i bashkisë së Varnës nga qelia e paraburgimit

Mërkurë, 12 Nëntor 2025, 14:03

Pavell Popov

Pavell Popov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

“Që nga sot nuk do të ketë më një person që ushtron detyrën e kryetarit të bashkisë së Varnës; detyra do të kryhet nga kryetari i ligjshëm i zgjedhur, BlLagomir Kocev”, tha në një konferencë për shtyp zëvendësi i tij, Pavell Popov. Sipas Popovit, edhe pse Kocev ndodhet në arrest, ai do të vazhdojë të ushtrojë detyrat e tij, dhe do t’i jepet fund praktikës së emërimit të personave “me detyrë”. Dokumentet për nënshkrim do t’i dërgohen Kocevit përmes juristëve në paraburgim dhe më pas do të kthehen përmes një kompanie postare, shpjegoi ai, sipas raportimit nga Varna të korrespondentes sonë DanielLa StoJnova.
Popov theksoi se arrestimi i BlLagomir Kocevit bëhet gjithnjë e më i pakuptueshëm, pasi veprimet hetimore ndaj tij janë ndërprerë dhe arsyet për mbajtjen e tij në paraburgim tashmë nuk ekzistojnë. Ai shtoi se pritet që Kocev të lirohet në ditët e ardhshme.
Kocev ndodhet në paraburgimin hetimor në Sofje që nga fillimi i korrikut, nën akuzën për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal me qëllim kërkimin e ryshfeteve.

Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا