LAJME

Artikull

Aeroplani i parë i EBA-së u ul në Sofje me ekuipazh ndërkombëtar

Martë, 3 Mars 2026, 17:36

Aeroplani i parë i EBA-së u ul në Sofje me ekuipazh ndërkombëtar

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Rreth 140 pasagjerë mbërritën në Sofje në Aeroportin “Vasill Levski” me një fluturim të linjës ajrore me kosto të ulët nga Muskati, kryeqyteti i Omanit. Pasagjerët janë kryesisht ekuipazhе avioni dhe anëtarë të familjeve të tyre në Lindjen e Mesme me kombësi të ndryshme, të bllokuar për shkak të luftës në rajon.

Në një deklaratë zyrtare për BTA-në, Wizz Air deklaroi se "fluturimi i riatdhesimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) nëpërmjet Muskatit të Omanit deri në Sofje u organizua për të ndihmuar kolegët tanë që ishin në rajon dhe nuk ishin në gjendje të ktheheshin në shtëpi për shkak të situatës që ndryshon me shpejtësi dhe kufizimeve të hapësirës ajrore".

Kompania ajrore shtoi se po analizon dhe koordinon me autoritete të ndryshme kombëtare mundësinë e vënies në dispozicion të fluturimeve të tilla edhe për pasagjerët.

 

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva