MUZIKË

Artikull

Bogdana Karadoçeva dhe Stefan Dimitrov me koncert në Teatrin Antik të Plovdivit

Hënë, 7 Gusht 2023, 06:21

Bogdana Karadoçeva dhe Stefan Dimitrov me koncert në Teatrin Antik të Plovdivit

FOTO: plovdiv.bg

Madhësia e shkronjave

Dy nga emrat emblematikë të muzikës zbavitëse bullgare - këngëtarja Bogdana Karadoçeva dhe kompozitori Stefan Dimitrov do të japin një koncert në Teatrin Antik të Plovdivit më 7 gusht në mbrëmje. Tandemi jetësor dhe krijues zgjodhi si moto e shfaqjes titullin e njërit prej hiteve të tyre - “Rasti i pashpresë” me tekst të poeteshës Mirjana Basheva dhe muzikë të kompozitorit Stefan Dimitrov.
Për koncertin Stefan Dimitrov tha: “Duam që të jetë një shfaqje me miq dhe muzikë. Kemi përzgjedhur këngët tona më të dashura.”
Në koncert do të ketë shumë surpriza dhe të ftuar specialë, mes të cilëve Vasill Najdenov, Vëllezërit Argirovi e të tjerë. Gjatë koncertit do të interpretohen për herë të parë dy këngë të reja të Stefan Dimitrov, të krijuara enkas për spektaklin.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova