Zëvendëskryeministrja dhe ministre e jashtme Maria Gabriel foli në telefon me sekretarin e shtetit të SHBA-së Antëni Blinken. Ai shprehu mbështetjen për qeverinë e re bullgare dhe përgëzoi orientimin e saj të qartë euroatlantik. Si prioritete të qeverisë Gabriel theksoi rolin aktiv të Bullgarisë në BE dhe NATO dhe perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor në përputhje me angazhimet e dakorduara. Si prioritet, u diskutua edhe anëtarësimi i Bullgarisë në programin amerikan të udhëtimit pa viza.
Gabriel falënderoi sekretarin e shtetit për caktimin e datës për sesionin e dytë të dialogut strategjik Bullgari-SHBA, i cili do të mbahet më 25 shtator në Uashington. Zëvendëskryeministrja pret që të përvijohen hapa konkretë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si siguria dhe mbrojtja, diversifikimi i energjisë, inovacioni dhe lufta kundër dezinformimit, njoftoi Ministria e Jashtme.