Lajm
Një ortek denoncimesh për dhunë në familje pas zbardhjes së çështjes “Debora”
Premte 11 Gusht 2023 08:58
Premte, 11 Gusht 2023, 08:58
FOTO: multimedia.europarl.europa.eu
Madhësia e shkronjave
“Pas rastit “Debora”, kemi një ortek denoncimesh për dhunë në familje, si dhe kërkesa të cilat janë paraqitur në gjykatat rajonale”, tha Zornica Shumanova, drejtuese e njësisë së sapokrijuar për dhunën në familje në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Kombëtare, për bTV.
Në gjashtëmujorin e parë të vitit, 1950 urdhra për mbrojtje të menjëhershme dhe të përhershme, të lëshuara nga gjykatat e rretheve, janë pranuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Kombëtare - me 18% më shumë se një vit më parë. Gjithashtu, ka një rritje prej 40% në procedimet paraprake të nisura në kuadër të dhunës në familje.
Zornica Shumanova u bëri thirrje viktimave që të mos hezitojnë dhe të kërkojnë ndihmë nga organet kompetente. Sa më shumë të flasim, aq më shumë ky krim nuk do të jetë latent”, përfundoi ajo.
Publikoi / Publikuan: БНР екип