LAJME

Lajm

Vetëm 1.4% e prindërve u lexojnë rregullisht fëmijëve të tyre të vegjël

Dielë, 20 Gusht 2023, 05:15

Vetëm 1.4% e prindërve u lexojnë rregullisht fëmijëve të tyre të vegjël

FOTO: Skica nga Sofja

Madhësia e shkronjave

Një anketim i Fondacionit “Librat për Fëmijë”, i kryer në periudhën maj-qershor 2023, i kërkoi përgjigje pyetjes nëse prindërit në Bullgari gjejnë kohë për t’u lexuar libra fëmijëve të tyre. U anketuar 1100 prindër të fëmijëve nga 0 deri në 6 vjeç. 99% e prindërve të anketuar thonë se kishin një bibliotekë në shtëpi, por vetëm 1.4% u lexonin rregullisht fëmijëve të tyre. Mbi 70% e prindërve tregojnë se zgjedhin libra me planimetri dhe ilustrime të bukura për fëmijët e tyre, librat me përralla blihen nga 53% e prindërve, enciklopeditë janë një zgjedhje e preferuar prej 45%. Të anketuarit që morën pjesë në sondazh janë kryesisht nga qytetet e mëdha dhe me arsim të lartë. Informacioni vjen nga BNR Sofja.