Artikull
Festivali Vitosha me rastin e 128 vjetorit të turizmit në Bullgari
Dielë 27 Gusht 2023 02:35
Dielë, 27 Gusht 2023, 02:35
FOTO: btsbg.org
Madhësia e shkronjave
Në ditën e turizmit, Bullgaria feston 128 vjetorin e fillimit të lëvizjes së organizuar turistike në vend. Tradicionalisht festa mbahet në malin e Vitoshës, afër kryeqytetit tonë, ku më 27 gusht 1895 u bë ngjitja e parë masive turistike e Majës së Zezë (Çerni Vrëh) (1290 m). Pushtimi i pikës më të lartë të Vitoshës u bë pas botimit të fejtonit-ftesë "Për të dashuruarit e natyrës bullgare të Sofjes" nga shkrimtari, personazhi publik dhe themeluesi i Lëvizjes së Organizuar Turistike në Bullgari – Aleko Konstantinov-Shtastliveca.
Zyrtarisht, festimi në Çerni Vrëh do të fillojë sot në orën 11:45 me dorëzimin e çmimeve "Vitosha Run 2023" –një garë vrapimi malor nga Pallati Kombëtar i Kulturës (NDK) në qendër të kryeqytetit deri në Çerni Vrëh.
Teleferikët malorë të Vitoshës këtë verë punojnë çdo të shtunë dhe të diel në kushte të favorshme atmosferike.
Lexoni më tepër:
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип