Mërkurë 30 Gusht 2023 08:10
Mërkurë, 30 Gusht 2023, 08:10
FOTO: Facebook/ostava
Madhësia e shkronjave
Për më shumë se 10 vjet, grupi “Ostava” feston ditëlindjen në fund të verës me një koncert në klubin “Majmunarnika” në Sofje. Veprimtaria e sivjetshme e kthyer në traditë është më 30 gusht dhe do të përfshijë si hitet e tyre të dashura për disa breza, ashtu edhe këngë nga albumi i tyre i fundit “Oksigjeni”.
Për 32 vjet, djemtë nga “Ostava” dëshmuan emrin e tyre, duke qëndruar përgjithmonë në muzikën moderne bullgare. Fillimisht të ndikuar shumë nga Britpop-i në fund të shekullit të njëzetë, ata zhvilluan stilin e tyre të veçantë që u dha atyre një sërë çmimesh dhe mbi të gjitha dashurinë e një game të gjerë fansash.
Grupi njoftoi se kënga e tyre e radhës nga ky album do të jetë "Satelit".
Mund të shikoni gjithashtu:
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип