Premte 1 Shtator 2023 12:01
Premte, 1 Shtator 2023, 12:01
FOTO: Ani Petrova
Madhësia e shkronjave
Konstantin Ilievski është kryedirigjenti i ri i Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare /BNR/. Maestro Ilievski është një muzikant i respektuar bullgar - dirigjent, pianist dhe kompozitor me njohje dhe karrierë ndërkombëtare.
Ai ka drejtuar ansamblet simfonike të Radios Austriake dhe Sllovake, Wiener Concert - Verein, Filarmoninë Kombëtare Sllovake, Filarmoninë e Wroclaw, Operën Kombëtare dhe Orkestrën e Radio Televizionit të Shqipërisë (RTSH), Filarmoninë e Sofjes, Orkestrën Simfonike të BNR, Orkestrën Simfonike Kombëtare të Kinës (Ningbo), OrkestrënSimfonike Franz Liszt në Cosenza (Itali), Orkestrën e Dhomës të Luksemburgut, Simfonietën Sllovake në Zhilina etj. Ka marrë pjesë në festivale të shumta ndërkombëtare dhe ka punuar me solistë të nivelit botëror.
Publikoi / Publikuan: БНР екип