Lajm
Është rivendosur lidhja ndërmjet vendbanimeve në komunën e Carevos
Mërkurë 6 Shtator 2023 14:09
Mërkurë, 6 Shtator 2023, 14:09
FOTO: Komuna e Carevos
Madhësia e shkronjave
Nuk ka më vendbanime të paarritshme në territorin e Carevos. Është rimëkëmbur lëvizja e makinave në urën e fshatit Sinemorec. Pas shembjes së urës së vetme që lidh Carevo dhe Ahtopol si pasojë e përmbytjeve, policia e trafikut siguroi një rrugë alternative përmes fshatrave Brodirovo dhe Izgrev. Nuk ka turistë në vështirësi në zonat e përmbytura, tha ministrja e turizmit Zarica Dinkova, e cila u takua me njerëzit dhe pronarët e hoteleve të kampingut Nestinarka. Informacioni është i Daniella Kostadinovës nga BNR Burgas. Ekipet e Kryqit të Kuq Bullgar ofrojnë mbështetje me ujë, ushqim, veshmbathje, batanije dhe janë në koordinim me shtabin komunal të krizave të qytetit të Carevos, njoftoi komuna e Carevos.
Publikoi / Publikuan: БНР екип