Artikull
Filmi “Mësimet e Bllagës” është propozimi bullgar për "Oskar"
Enjte 7 Shtator 2023 11:37
Enjte, 7 Shtator 2023, 11:37
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Propozimi bullgar për çmimet Oskar është filmi i regjisorit Stefan Komandarev “Mësimet e Bllagës”. Vendimi i komisionit përzgjedhës është marrë njëzëri, njofton Qendra Kombëtare e Filmit. Filmi, i cili tregon historinë e një mësuese të moshuar që u bë viktimë e një mashtrimi telefonik, mori së fundmi çmimin e madh “Globi Kristal” për filmin më të mirë në festivalin e Karllovi Vari si dhe një statujë për rolin më të mirë femëror për artisten e madhe bullgare Eli Skorçeva, e cila u rikthye në ekran pas një mungese 30-vjeçare.
Publikoi / Publikuan: БНР екип