Lajm
Bullgaria prezantoi aftësitë e një superkompjuteri në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut
Hënë 11 Shtator 2023 06:12
Hënë, 11 Shtator 2023, 06:12
FOTO: Facebook /Discoverer Petascale Supercomputer
Madhësia e shkronjave
Aftësitë e superkompjuterit “Discoverer” nga “Sofja Teh Park” u prezantuan para të pranishmëve në Pallatin Bullgar të Panairit Ndërkombëtar të Selanikut. Vizituesit patën mundësinë të vëzhgojnë simulimet në kohë reale dhe çfarë projektesh u realizuan me makinën komplekse, e cila është në funksionim të vazhdueshëm nga Sofja. U tregua se bizneset kudo në botë mund të përdorin superkompjuterin përmes një shfletuesi dhe të paguajnë vetëm për burimin që angazhojnë drejtpërdrejt, me çmime në varësi të softuerit dhe licencave që përdoren.
Me superkompjuterin bullgar, biznesi në rajon mund të fitojë një vlerë dhe avantazh të madh, sepse më i afërti është në Lubjanë, shpjeguan organizatorët. Në këtë aktivitet u prezantua edhe veprimtaria e “Sofja Teh Park” si qendër inovative.
Publikoi / Publikuan: БНР екип