“Mesazhet” shënojnë 120 vjet nga lindja e piktorit bullgar Zllatju Bojaxhiev

Enjte, 14 Shtator 2023, 04:05

Zllatju Bojaxhiev

Zllatju Bojaxhiev

FOTO: Arkivi i familjes

Madhësia e shkronjave

Ekspozita e madhe “Mesazhe” me rastin e 120 vjetorit të lindjes së piktorit të madh bullgar Zllatju Bojaxhiev /1903 - 1976/ hapet sot në Galerinë Kombëtare të Arteve Figurative. Veprat e përzgjedhura gjurmojnë drejtimet kryesore stilistike dhe tematike në krijimtarinë e autorit deri në vitin 1951, kur ai pësoi një goditje të rëndë në tru dhe u paralizua në anën e djathtë të trupit, si dhe ndryshimet në pikturimin e tij pas asaj date, kur filloi për të pikturuar përsëri, por tani me dorën e majtë.
Ekspozita mund të shihet deri më 7 janar 2024.