LAJME

Lajm

BNR dhe Radio "Zëri i Vietnamit" ranë dakord të bashkëpunojnë përmes formave moderne të radios

Premte, 15 Shtator 2023, 14:35

BNR dhe Radio "Zëri i Vietnamit" ranë dakord të bashkëpunojnë përmes formave moderne të radios

FOTO: Ani Petrova, BNR

Madhësia e shkronjave

Radioja Kombëtare Bullgare(BNR) dhe Radio “Zëri i Vietnamit” do të bashkëpunojnë me programe radiofonike, podkaste dhe videokaste, si dhe me shkëmbim kuadrosh. Për këtë kanë rënë dakord drejtoritë e dy mediave gjatë vizitës së delegacionit vietnamez te ne.
Zëvendëspresidenti i Radios "Zëri i Vietnamit", Tran Min Hung kujtoi "lidhjet e mrekullueshme në të kaluarën" dhe shprehu dëshirën për të ndërtuar mbi to. “Po mendojmë për lidhje në fushën e kulturës, për përmbajtje, si muzikë dhe podkaste. Kemi se çfarë të shkëmbejmë”, shtoi ai.
Nga ana e tij, drejtori i përgjithshëm i BNR, Milen Mitev, theksoi se ndarja e përvojës ndërmjet vendeve të tilla të ndryshme, përfshirë edhe realizimin e një serie radiofonike për kulturën dhe zakonet e Bullgarisë dhe Vietnamit, mund të zgjerojë njohuritë dhe përvojën e gazetarëve.
Gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare, gazetarët vietnamezë treguan interes edhe për punën e Radio Bullgarisë. Ekuivalenti i tyre VOV-5 World prodhon përmbajtje në 13 gjuhë.