Lajm
Më 28 shtator do të dorëzohen çmimet e kinemasë bullgare “Trëndafilat e Artë”
Enjte 21 Shtator 2023 08:52
Enjte, 21 Shtator 2023, 08:52
FOTO: Qendra Kombëtare e Filmave
Madhësia e shkronjave
Festivali i Kinemasë Bullgare “Trëndafili i Artë” u hap në Varna me premierën e filmit dokumentar “Pulëbardha e fundit” . Në edicionin e 41-të të këtij forumi filmik më të vjetër bullgar, në ekran do të shfaqen më shumë se 60 tituj bullgarë, shumë prej të cilëve janë premierë. Në konkurrimin kryesor marrin pjesë 12 filma artistikë të prodhuar në vitin e fundit. Midis tyre janë “Mësimet e Bllagës”, “Aroma e blirit”, “Murtaja”, “Pulsi i vallëzimit”, “fi 1.618”, “Lojë besimi” dhe të tjerë. Për filmat me metrazh të shkurtër, në konkurrim janë 25 tituj. Për herë të parë do të konkurrojnë edhe filma televizive me seri. “Trëndafili i Artë” do të vazhdojë deri më 28 shtator, kur do të dorëzohen çmimet për të dalluarit.
Publikoi / Publikuan: БНР екип