Pamje mahnitëse nga maja Çerni Vrëh

Martë, 26 Shtator 2023, 15:43

Pamje mahnitëse nga maja Çerni Vrëh

Madhësia e shkronjave

Banorët e Sofjes dhe mysafirët e kryeqytetit bullgar janë “të privilegjuar” me një mal që ngrihet aty pranë qytetit. Në më pak se 30 minuta, me ndihmën e teleferikut “Simeonovo-Aleko” dhe dy teleferikët e tjerë “Vitoshko Lale 1” dhe “Vitoshko Lale 2”, mund të arrihet në pikën më të lartë të malit Vitosha, majës Çerni Vrëh (2290 m .n.v. ). Dhe prej andej hapen pamje të mrekullueshme në të gjitha drejtimet.
Është e rëndësishme të dihet se teleferikët në malin Vitosha punojnë vetëm të shtunave dhe të dielave. Vetë objektet shfrytëzohen si nga këmbësorët ashtu edhe nga çiklistët, adhurues të çiklizmit malor.
Foto: Krasimir Martinov