Lajm
Agjencia Kombëtare e Sigurisë Shtetërore do të kontrollojë se kush e zotëron Kishën Ruse
Mërkurë 27 Shtator 2023 15:07
Mërkurë, 27 Shtator 2023, 15:07
Kisha Ruse "Shën Nikollaj"
FOTO: Ani Petrova
Madhësia e shkronjave
Prokuroria e qytetit të Sofjes ngarkoi Agjencinë Kombëtare të Sigurisë Shtetërore të kontrollojë pronësinë e kishës “Shën Nikollaj Mirlikijski”, i njohur si Kisha Ruse, pas dy sinjaleve të një grupi përfaqësuesish të popullit dhe shoqatës civile “Boec”.
“Në rrjedhën e saj do të konstatohen fakte dhe rrethana në lidhje me pronësinë dhe të drejtën e shfrytëzimit të tokës si terren dhe të godinës së kishës ortodokse”, sqaroi zëvendës prokurori i qytetit Hristo Krëstev.
Sipas prokurorisë, çështja ka dy aspekte – e para është e drejta e pronës si e drejtë civile dhe e dyta ka të bëjë me kanunet e kishës ose të drejtën kanonike. Një veçori tjetër është se nëse konstatohet një krim i kryer nga një person me status diplomatik, ndaj tij nuk mund të fillohet asnjë ndjekje penale.
Nga prokuroria njoftuan gjithashtu se do të kërkojnë raportin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Shtetërore, i cili çoi në dëbimin e tre priftërinjve nga Kisha Ruse me dyshimin për spiunazh për Moskën.
Publikoi / Publikuan: БНР екип