Artikull
Një çerek shekull Qendra Kulturore dhe Informative në Bosilegrad edukon bullgarët në rajon
Enjte 5 Tetor 2023 10:49
Enjte, 5 Tetor 2023, 10:49
Qendra Kulturore dhe Informative në Bosilegrad
FOTO: Ivo Ivanov
Madhësia e shkronjave
Qendra Kulturore dhe Informative “Bosilegrad” shënon 25 vjet nga krijimi i saj. Në festë morën pjesë bullgarët nga Krahinat Perëndimore, ambasadori bullgar në Beograd Petko Dojkov, konsulli i përgjithshëm në Nish Dimitër Stanev, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit dhe institucione të tjera.
Qendra Kulturore dhe Informative “Bosilegrad” hapi dyert e saj më 2 tetor të vitit 1998 në kushtet e një lufte të përgjakshme civile dhe në procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë. “Qendra kulturore luajti një rol vendimtar në rikthimin e kulturës bullgare pas dekadash mungesë. Ndërtuam monumentin e Vasil Levskit, restauruam kishat “Shën Spas” në Dollna Ljubata dhe “Shën Ivan Rilski” në Parallovo. Falë Komunës Metropolitane, emrat më të njohur të muzikës, kulturës dhe artit bullgar ishin të ftuar në Bosilegrad”, tha kryetari i Qendrës Ivan Nikollov. Ai falënderoi institucionet bullgare për ndihmën e dhënë dhe bëri thirrje për zbatimin e standardeve evropiane për minoritetet në Serbi.