Lajm
Bullgari-Kosovë, një miqësi që sa vjen dhe lulëzon më shumë
Ambasadori i ri i Kosovës dorëzoi letrat kredenciale tek presidenti Rumen Radev
Shtunë 14 Tetor 2023 12:30
Shtunë, 14 Tetor 2023, 12:30
Madhësia e shkronjave
Ditën e premte më 13 tetor ambasadori i ri i Republikës së Kosovës në Bullgari, Z. Haxhi Bajraktari në një ceremoni solemne, me nderime të larta shtetërore i ka dorëzuar letrat kredenciale tek Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev.
“Me krenari të veçantë jam sot këtu për të shërbyer në cilësinë e ambasadorit të Republikës së Kosovës në një vend mik, Republikën e Bullgarisë.” – u shpreh ambasadori i porsaemëruar. Ai shtoi se populli i Kosovës do ta kujtojë gjithmonë ndihmën dhe mbështetjen që ka oftuar Bullgaria ndër vite, duke filluar nga njohja e Pavarësisë së Kosovës e në vazhdim, deri në ditët e sotme, në rrugën e saj të shtetformimit.
Nga ana e tij, presidenti i Bullgarisë Rumen Radev i uroi ambasadorit Bajraktari mirëseardhjen dhe shprehu bindjen se marrëdhëniet e mira ekzistuese ndërmjet dy vendeve do të thellohen edhe më tej, duke venë theksin tek lidhjet ekonomiko-energjetike si fusha me interes të veçantë për të dyja vendet.
Kohët e fundit bashkëpunimi midis dy vendeve Ballkanike, Bullgarisë dhe Kosovës, duket se është rritur. Marrëdhëniet e mira sa vijnë e po thellohen, ndërkohë që po vihet edhe më shumë theks mbi lidhjet ekonomike e kulturore. Së fundmi u hap edhe Dhoma e Tregëtisë midis Bullgarisë dhe Kosovës. Ky është një hap tepër i rëndësishëm i cili jo vetëm që do të rrisë edhe më shumë bashkëpunimin midis shteteve dhe do t’i ndihmojë ato nga ana ekonomike, por edhe do t’i afrojë edhe më shumë popujt me njëri tjetrin.
Foto: Ambasada e Kosovës
Publikoi / Publikuan: БНР екип