LAJME

Artikull

Nënpresidentja Ilijana Jotova do të takohet me bullgarët në Hungari

Mërkurë, 18 Tetor 2023, 11:33

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Në datat 18 dhe 19 tetor, nënpresidentja Ilijana Jotova me ftesë të komunitetit bullgar do të jetë për një vizitë pune në Hungari. Në qytetin Halastelek, nënpresidentja do të bëjë nderimet e saj para monumentit të ngritur për nder të kopshtarëve bullgarë, të cilët në të kaluarën ishin kryesisht emigrantë nga Bullgaria. Jotova do të takohet me përfaqësues të pushtetit lokal dhe të vetëqeverisjes bullgare në Halastelek. Në ditën e miqësisë bullgaro-hungareze - 19 tetor, kur Kisha Ortodokse Bullgare nderon Shën Ivan Rillski, nënpresidentja do të bisedojë me kryetarin e Parlamentit hungarez László Kövér.