Artikull
“Lukoil” nuk po negocion për shitjen e rafinerisë në Burgas
Enjte 19 Tetor 2023 05:59
Enjte, 19 Tetor 2023, 05:59
FOTO: Ani Petrova, BNR
Madhësia e shkronjave
Ndarja tregtare e kompanisë ruse “Lukoil” e regjistruar në Zvicër “Litasko”, nuk ka marrë oferta për “Neftohim Burgas” dhe nuk po negocion për shitjen e rafinerisë. Këtë e njoftuan për “Bloomberg” nga “Litasko”, kompania që menaxhon asete të ndryshme të “Lukoil” në Evropë. Qëndrimi vjen pas deklaratës së ministrit të financave Asen Vasilev për “Financial Times” se, nën presionin e qeverisë bullgare, “Lukoil” ka filluar procesin e shitjes së “Neftohim Burgas” dhe ka blerës të interesuar. “Litasko”, e cila është pronare mazhoritare e rafinerisë bullgare, thekson se ata janë një kompani zvicerane dhe nuk kanë caktuar një organizatë publike apo private për të kërkuar blerës të mundshëm.
Publikoi / Publikuan: БНР екип