Artikull
BE-ja raporton përparimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në mbrojtjen e kufijve të BE-së
Enjte 19 Tetor 2023 06:31
Enjte, 19 Tetor 2023, 06:31
FOTO: EPA/BGNES
Madhësia e shkronjave
6 muaj pas fillimit të projekteve pilot për aplikimin e procedurave të shpejta për dhënien e azilit dhe kthimin e emigrantëve të ardhur ilegalisht në BE, Komisioni Evropian raporton përparim të mirë të arritur nga Bullgaria dhe Rumania. Janë arritur rezultate të mira në menaxhimin e kufijve dhe bashkëpunimin e ngushtë me vendet fqinje. Bullgaria hartoi një listë të vendeve të përcaktuara të sigurta të origjinës për emigrantët dhe rriti numrin e stafit në Agjencinë Evropiane të Azilit. Ligjet janë në proces ndryshimi për të lejuar lëshimin e refuzimeve të mbrojtjes ndërkombëtare dhe vendimeve të kthimit për migrantët e paligjshëm, thuhet në vlerësim. Konstatimi vjen kur në Luksemburg Këshilli i Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme të BE-së po diskuton problemin e presionit të migrantëve dhe pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen.