LAJME

Artikull

Një superkompjuter i ri tashmë është duke punuar në Sofje

Enjte, 19 Tetor 2023, 09:53

Një superkompjuter i ri tashmë është duke punuar në Sofje

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Kryeministri Nikollaj Denkov dhe kryetari i Akademisë Bullgare të Shkencave Julian Revallski inauguruan superkompjuterin e ri bullgar “Hemus”. Ai është pjesë e një kompleksi për transformimin digjital dhe llogaritje me produktivitet të lartë në “Qendrën për Arritje Supreme në Informatikë” në Sofje. Projekti prej 10 milionë eurosh është një kompleks që përfshin një sistem të ruajtjes së të dhënave, qendrat lokale të zhvillimit të aplikacioneve, mjetet e digjitalizimit dhe vetë superkompjuterin. Platforma e integruar lejon punën me të gjitha shtresat e ekosistemit kompjuterik. Superkompjuteri do të ndihmojë qindra shkencëtarë bullgarë të jenë konkurrues me kolegët e tyre jashtë vendit. Ky është superkompjuteri i dytë në Bullgari pasi në vitin 2021 filloi të funksionojë “Discoverer”  në Sofia Tech Park.