EKONOMI

Artikull

Paga e 2/3 e punëtorëve nuk mbulon koston e jetesës

Enjte, 19 Tetor 2023, 10:27

Paga e 2/3 e punëtorëve nuk mbulon koston e jetesës

FOTO: arkiv

Madhësia e shkronjave

729 euro (1427 leva) janë të ardhurat mujore neto që kërkohen për të mbajtur jetën e një personi që punon, sipas të dhënave të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura për tremujorin e tretë të vitit 2023. Për një familje tre anëtarëshe me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 1312 euro (2568 leva). Në një vit, të ardhurat e nevojshme për jetesë rriten me 55 euro (107 leva) për një punëtor beqar dhe me 98 euro (192 leva) për një familje. Rritja vjetore është mbi 8%. Pagat e më shumë se 2/3 e punëtorëve nuk mbulojnë minimumin jetik, komentojnë nga sindikata.
Nuk po diskutohet për vendosjen administrative të tavanit të çmimeve të ushqimeve bazë, komentoi kryeministri Nikollaj Denkov, i cili u pyet nëse ministri i ekonomisë ka rënë dakord me zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për uljen e çmimeve.