LAJME

Artikull

Pesë kompani bullgare do të bashkëpunojnë me "Westinghouse"

Enjte, 19 Tetor 2023, 13:39

Pesë kompani bullgare do të bashkëpunojnë me "Westinghouse"

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

"Westinghouse" nënshkroi memorandume mirëkuptimi me pesë kompani bullgare, të cilat do të marrin pjesë në ndërtimin e një reaktori në kantierin e centralitatomik bullgar “Kozlloduj”, si dhe në projekte të tjera rajonale duke përdorur teknologjinë AP1000 të kompanisë amerikane.
Ministri i Energjisë Rumen Radev tha se ndërtimi i zinxhirit të furnizimit vendor në afat të gjatë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për interesin tonë kombëtar. “Westinghouse” theksoi se bashkëpunimi me centralin atomik “Kozlloduj” do të krijojë një ekosistem të madh të kompanive vendase në fushën e inxhinierisë bërthamore, i cili do të bëhet shtylla kurrizore e industrisë së ardhshme bërthamore bazuar në këtë teknologji në të gjithë Evropën.