LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 20 tetorin 2023

Kod i verdhë për erën e fortë në 6 zona të Bullgarisë Veriore

Enjte, 19 Tetor 2023, 15:55

Parashikimi i motit për 20 tetorin 2023

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të premten paradite do të ketë mjegull mbi luginat dhe lumenjtë e Bullgarisë Jugperëndimore. Temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13, në Sofje rreth 10 gradë. Gjatë ditës do të mbajë vranësira të shpërndara në pjesën më të madhe të vendit. Do të fryjë erë në veri të malit Stara Pllanina. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 26 deri në 31°, në kryeqytet – 28°.
Do të mbajë mot me diell në Detin e Zi me vranësira të pjesshme dhe erë jugperëndimore. Temperaturat e ajrit do të jenë nga 21 deri në 27°. Uji i detit është 19-21°.
Në male do të mbajë vranësira e ndryshueshme me erëra të forta në kreshta. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 24°, në 2000 m deri në 15°.
Ditën e shtunë do të mbahet mot i ngrohtë me vranësi të pjesshme.

Publikoi / Publikuan: БНР екип