MUZIKË

Artikull

Kori i Fëmijëve i BNR do të marrë pjesë në Ditët e Kulturës Japoneze në Bullgari

Premte, 20 Tetor 2023, 03:15

Kori i Fëmijëve i BNR do të marrë pjesë në Ditët e Kulturës Japoneze në Bullgari

FOTO: BNR

Madhësia e shkronjave

Sipas traditës, Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ me dirigjente Venecia Karamanova do të marrë pjesë në Ditët e Kulturës Japoneze në Bullgari. Kjo do të ndodhë me një koncert më 20 tetor, e premte, në orën 19:00 në studion e parë të BNR. Programi i koncertit, i përfshirë në edicionin e 34-të të festivalit, do të prezantojë këngë japoneze dhe bullgare.

FOTO: BNR

Veprimtaria u kushtohet marrëdhënieve miqësore dypalëshe midis Bullgarisë dhe Japonisë, të cilat datojnë gati 60 vjet më parë. Në vitin 1966, themeluesi i korit, Hristo Nedjallkov, dhe presidenti i Universitetit Tokai, Prof. Dr. Shigeyoshi Matsumae, nisën shkëmbimin muzikor, kulturor dhe arsimor të Korit të Fëmijëve të BNR me Universitetin Tokai dhe Japoninë. Ansambli ka realizuar 18 turne koncertesh me më shumë se 150 koncerte në mbi 500 qytete japoneze dhe bashkëpunimi mes dy vendeve po vazhdon.