Artikull
Bullgaria, Turqia dhe Rumania po përgatisin një operacion kundër minave në Detin e Zi
Premte 20 Tetor 2023 08:51
Premte, 20 Tetor 2023, 08:51
Ministri Todor Tagarev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Rusia mbetet kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare, tha ministri i mbrojtjes Todor Tagarev në konferencën ndërkombëtare "Të fitojmë paqen në Ukrainë". Në forumin në Sofje, Tagarev vuri në dukje se agresioni rus filloi në vitin 2008 në Gjeorgji, vazhdoi me pushtimin e Krimesë në 2014 dhe po vazhdon me luftën nga viti 2022. "Me stërvitjet në zonën tonë ekonomike, shkeljen e trafikut të lirë në Detin e Zi, situata tashmë është mjaft e ndërlikuar. Mund të ketë paqe të qëndrueshme kur Ukraina të arrijë të rivendosë kufijtë e saj nga viti 1991", shtoi ministri. Bullgaria, Rumania dhe Turqia po punojnë për të nisur një operacion ndaj minave në Detin e Zi. Ai do të kontribuojë në sigurinë e eksportit të grurit dhe në sigurinë në zonën tonë ekonomike. Operacioni do të jetë i hapur për të përfshirë Gjeorgjinë në një fazë të mëvonshme "Për momentin, Ukraina nuk pritet të marrë pjesë”, ka saktësuar ministri.
Publikoi / Publikuan: БНР екип