LAJME

Artikull

Kandidatët në zgjedhjet lokale investuan mbi 1.1 milionë leva në reklamë

Premte, 20 Tetor 2023, 13:16

Kandidatët në zgjedhjet lokale investuan mbi 1.1 milionë leva në reklamë

FOTO: arkiv

Madhësia e shkronjave

Kandidatët për kryetarë bashkie dhe këshilltarë bashkiakë shpenzuaх mbi 1 130 720 leva pa TVSH për reklamat në media që nga fillimi i fushatës zgjedhore, sipas monitorimit të Qendrës për Zhvillimin e Mjedisit Publik.
Më së shumti fonde investuan partitë dhe koalicionet parlamentare. Në krye për 20 ditët e fundit është GERB me 232 mijë leva, e ndjekur nga “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” me 210 mijë leva, “Vëzrazhdane” me 118 mijë leva, “BSP për Bullgarinë” me 113 mijë leva. Shpenzimet e këtyre formacioneve përfaqësojnë 60% të të gjitha fondeve të investuara deri më tani në reklamat në media.
Gjashtëshen e parë e plotëson partia joparlamentare “Sbor” me 76 mijë leva dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) e përfaqësuar në parlament me 57 mijë leva.