LAJME

Artikull

KE miraton tarifat e transitit të vendosura nga Bullgaria për gazin rus

Premte, 20 Tetor 2023, 15:25

KE miraton tarifat e transitit të vendosura nga Bullgaria për gazin rus

FOTO: ТurkStream

Madhësia e shkronjave

Komisioni Evropian mbështeti tarifat e transitit të vendosura nga vendi ynë për gazin natyror rus, të cilin Serbia dhe Hungaria e marrin përmes gazsjellësit Rryma Turke që ndodhet në territorin tonë.
“Ne jemi duke i vlerësuar dhe diskutuar me autoritetet bullgare këto masa të prezantuara së fundmi. Politika e sanksioneve ndaj Rusisë u caktua, u diskutua dhe u miratua në nivel të BE-së dhe ai duhet të mbetet i bashkuar në mbështetjen e tij për Ukrainën”, tha zëdhënësi i KE, Olof Gil.
Vendimi i shtetit për vendosjen e një takse prej 20 leva për megavat orë për importin dhe transitimin e gazit rus u botua të premten e kaluar në Gazetën e Shtetit. Më pas kryeministri Nikollaj Denkov komentoi se Bullgaria ka të drejtë të vendosë tarifë dhe se në këtë mënyrë krijon konkurrencë.