Shtunë 21 Tetor 2023 04:10
Shtunë, 21 Tetor 2023, 04:10
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Banorët e fshatit Brezhani të Bullgarisë Jugperëndimore gjatë fundjavës organizojnë Festivalin e Gështenjës.
Në një tryezë të gjatë të kuzhinës, mysafirët do të ftohen të provojnë gatime tradicionale me gështenja, të përgatitura nga mjeshtre vendase dhe mysafirë nga qyteti Dellçevo të Maqedonisë së Veriut.
Organizatorët premtojnë edhe një program të pasur argëtues.Në kuadrin e veprimtarisë do të ketë një ekspozitë të produkteve bujqësore. Për humorin e mirë të vizitorëve do të ketë valle dhe këngë popullore dhe një festival tullumbacesh për fëmijët.
Publikoi / Publikuan: БНР екип