SHOQËRI

Artikull

Urban Wine Fest e pushton Plovdivin

Shtunë, 21 Tetor 2023, 05:05

Urban Wine Fest e pushton Plovdivin

FOTO: Facebook /Международен ден на мавруда

Madhësia e shkronjave

Dita Ndërkombëtare e Mavrudit do të festohet në Plovdiv më 21 dhe 22 tetor me një program të pasur. Vizitorët në Urban Wine Fest - Plovdiv 2023 do të kenë mundësinë të shijojnë më shumë se 40 varietete vendase të verës të paraqitura nga ekspertët e verës dhe ushqime të shijshme. Shfaqjet e Orkestrës Frymore "Plovdiv" dhe muzika e përzgjedhur nga DJ Manev do ta bëjnë atmosferën edhe më festive. Hyrja është falas, por konsumi dhe degustimi do të paguhet në vend.
Dita Ndërkombëtare e Mavrudit i kushtohet një prej varieteteve më të vlerësuara të verërave bullgare. Eventi organizohet nga Shoqata Bullgare e Prodhuesve Profesionalë të Verës dhe mbahet për të katërtin vit. Këtë vit, Dita Ndërkombëtare e Mavrudit festohet me katër festivale dyditore të verës në Sofje, Veliko Tërnovo, Varna dhe këtë fundjavë - në Plovdiv.
Lexoni më tepër:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva