Artikull
Një kryq mijëravjeçar enkolpion u zbulua në kështjellën antike të Almusit pranë Llomit
Dielë 22 Tetor 2023 05:20
Dielë, 22 Tetor 2023, 05:20
FOTO: Vlladimir Nedev, Radio Vidin
Madhësia e shkronjave
Një kryq enkolpion doli në dritë gjatë hetimeve arkeologjike të kështjellës së lashtë Almus në qytetin e Llomit pranë lumit Danub. Kryqi është rreth 1100 vjeç dhe është bërë gjatë sundimit të mbretit Simeon i Madh (nga 893 deri në 927). Sipas kreut të gërmimeve dr. Vlladislav Zhivkov nga Instituti Kombëtar Arkeologjik me Muze në Akademinë Bullgare të Shkencave, ky lloj kryqi është krijuar në antikitetin e vonë - rreth shekullit të 5-të pas Krishtit. Ato ishin bosh në mes dhe brenda vendoseshin lipsana të shenjtorëve, ose copa të kryqit të shenjtë duke besuar se në këtë mënyrë do ta ruanin bartësin e kryqit, tha dr. Vlladislav Zhivkov, cituar nga BTA.
Enkolpioni i gjetur në territorin e kalasë Almus është në një shtresë të mbuluar nga një zjarr i dikurshëm. Ai do të restaurohet në një laborator që të bëhet e qartë nëse në të ka pjesë të lipsanave të një shenjtori. Nëse gjenden lipsana të tilla, ato do t'i dorëzohen ndonjë kishe ortodokse në Llom.
Foto: Radio Vidin, BTA
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип