Artikull
Shuan zjarrin që u shpërthye disa ditë më parë në Rrethin e Sofjes
Hënë 23 Tetor 2023 05:47
Hënë, 23 Tetor 2023, 05:47
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
U shua zjarri i madh në afërsi të fshatrave Ponor dhe Bezden të komunës Kostinbrod dhe Vasiljovci të komunës Dragoman. Zjarrfikësit, pyllëtarët dhe vullnetarët luftuan me zjarrin, i cili u përhap në një sipërfaqe prej rreth 1200 hektarësh pyje dushku dhe pishe. U shfrytëzuan 11 makina zjarrfikëse, por për shkak të erës së fortë, shuarja e zjarreve nga ajri rezultoi e pamundur. Situata u vu nën kontroll pa kërkuar evakuimin e njerëzve në fatkeqësi nga tre fshatrat në rajonin e Sofjes.