Artikull
Një vepër e një fëmije bullgar do të dërgohet në hapësirë
Hënë 23 Tetor 2023 06:41
Hënë, 23 Tetor 2023, 06:41
Madhësia e shkronjave
Një vizatim i 12-vjeçarit Nikolla Kacarski nga Pleven do të fluturojë në hapësirë. Autori i tij është ndër fituesit e konkursit ndërkombëtar të Shoqatës Evropiane të Hapësirës “Vendi im i preferuar në planetin Tokë”. Qëllimi i konkursit është që veprat e fëmijëve të kujtojnë astronautin danez Andreas Morgensen, i cili aktualisht është në një mision gjashtëmujor në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar, për planetin tonë të bukur.
“Në vizatimin tim ka një muzg, dele, luledielli dhe shtëpi, që sjell një ndjenjë ngrohtësie dhe paqeje”, tha piktori i vogël për BNR.
Publikoi / Publikuan: БНР екип