LAJME

Artikull

Studiuesit tanë të Antarktidës edhe këtë stinë vazhdojnë eksplorimin e kontinentit të akullt

Hënë, 23 Tetor 2023, 06:47

Studiuesit tanë të Antarktidës edhe këtë stinë vazhdojnë eksplorimin e kontinentit të akullt

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

ANTARSUP-23 është emri i ekspeditës së dytë të anijes kërkimore-shkencore ushtarake bullgare “Shën Kirill dhe Metoij", misioni i së cilës kryesor është për të mbështetur kërkimet shkencore në kontinentin e akullt.
Gjatë ekspeditës së tanishme, shkencëtarët do të punojnë në dhjetë projekte kërkimore, do të testojnë mundësi të reja kërkimore shkencore duke përdorur mikroskopët e furnizuar me anijen dhe mostrat oqeanografike. Krahas kësaj do të vazhdojë ndërtimi i një blloku të ri laboratorik shkencor në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” në ishullin Livingston.
Udhëtimi për në Antarktidë dhe qëndrimi i anijes në zonën e bazës sonë do të zgjasë rreth pesë muaj - nga fillimi i nëntorit të këtij viti deri në fillim të prillit 2024, njoftoi komandanti i anijes kapiten Nikollaj Danaillov.