Artikull
Anulimi i derogimit nuk do të ndikojë ndjeshëm në çmimin e karburanteve
Hënë 23 Tetor 2023 08:08
Hënë, 23 Tetor 2023, 08:08
Zhivodar Terziev
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Heqja e derogimit të "Lukoil Neftohim Burgas" për importin e naftës ruse nuk do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë dhe të rëndësishëm në çmimin e karburantit në vendin tonë, parashikoi Zhivodar Terziev, kryetar i Bordit të Shoqatës Bullgare të Naftës dhe Gazit në një intervistë për BNR. “Jo derogimi, jo mungesa e derogimit, por vendimet “për” dhe “kundër” e çekuilibrojnë tregun dhe i çojnë pjesëmarrësit e tij në skizofreni”, shpjegoi ai.
Sipas Zhivodar Terzievit, ndërhyrja e shtetit në një strukturë private është problem dhe jep sinjale të këqija.
“Ne kemi nevojë për parashikueshmëri për vitet në vijim, jo vendime nga tipi "sot për nesër", tha eksperti.
Publikoi / Publikuan: БНР екип