Artikull
Po bëhen përpjekje për evakuimin e bullgarëve nga Gaza
Hënë 23 Tetor 2023 11:28
Hënë, 23 Tetor 2023, 11:28
FOTO: EPA/BGNES
Madhësia e shkronjave
"Po bëhen përpjekje që qytetarët bullgarë në Gaza të largohen sa më shpejt që të jetë e mundur", tha për BNR diplomati Mirosllav Zafirov, këshilltar politik i misionit të OKB-së në Izrael. Më herët Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se 37 shtetas bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre në Rripin e Gazës kanë kërkuar ndihmë për evakuim. Zafirov theksoi se kufiri me Egjiptin është i vetmi i hapur për dalje nga Rripi i Gazës. "Për momentin, ka një grumbullim të madh njerëzish atje. Të gjitha vendet e përfshira në bisedimet /për tërheqjen/ kanë shqetësime me sa një operacion i tillë do të garantonte sigurinë e qytetarëve të vendeve evropiane, përfshirë Bullgarinë. Deri në zgjidhjen e Çështjes së Sigurisë, nuk mund të rrezikojmë”, tha Zafirov.
Publikoi / Publikuan: БНР екип