LAJME

Artikull

Bullgaria do të shpjegojë argumentet e saj për Shengenin derisa të dëgjohet

Martë, 24 Tetor 2023, 07:46

Kryeministri Nikollaj Denkov

Kryeministri Nikollaj Denkov

FOTO: Këshilli i Ministrave

Madhësia e shkronjave

Sot nuk pritet përgjigje nga Austria për pranimin e Bullgarisë në Shengen, tha në aeroportin e Sofjes kryeministri Nikollaj Denkov para nisjes për në Vjenë për një takim me kancelarin austriak Karl Nehammer. Qëllimi është t'i shpjegojmë shoqërisë dhe politikanëve austriakë se është më mirë për ta që Bullgaria dhe Rumania të jenë në Shengen. Për ta, kjo do të thotë kufij të jashtëm më të mbrojtur të BE-së, më pak migrim në Evropë, ushqim më të lirë, inflacion më të ulët, siguri më të madhe energjetike. Këto janë argumente të qarta dhe të shkurtra dhe do t'i sqarojmë derisa të dëgjohen, tha Denkov. “Ky është një proces që kërkon zgjidhje në nivel evropian”, theksoi kryeministri.