LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 25 tetorin

Mbetet e ngrohtë për stinën e vjeshtës

Martë, 24 Tetor 2023, 16:15

Parashikimi i motit për 25 tetorin

FOTO: Svetosllav Cvetanov

Madhësia e shkronjave

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë prej 10 deri në 15°, në Sofje rreth 12°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell, pas mesditës do të ketë vranësira dhe në mbrëmje do të ketë reshje shiu nga jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 25 dhe 30°, në kryeqytet – 26°.
Para mesditës do të jetë me diell në Detin e Zi, më pas do të ketë vranësira. Do të fryjë erë mesatare jugore. Temperaturat e ajrit do të lëvizin deri në 25-29°. Uji i detit është 18-21°. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Në male do të mbajë mot me vranësira. Pas drekës do të bjerë shi në masivët e Bullgarisë Perëndimore. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 16°, në 2000 m deri në 10°.
Të enjten reshjet do të mbulojnë pjesën qendrore të fushës së Danubit dhe Lludogorie.

Publikoi / Publikuan: БНР екип