Artikull
Kryqi i Kuq i Bullgarisë shënon 145 vjet nga themelimi
Mërkurë 25 Tetor 2023 03:30
Mërkurë, 25 Tetor 2023, 03:30
FOTO: Kryqi i Kuq i Bullgarisë
Madhësia e shkronjave
Më 25 tetor 1878, ose saktësisht 145 vjet më parë, u krijua shoqata e parë e Kryqit të Kuq në Bullgari. Kjo ishte shoqata në qytetin Sliven nën kryesinë e Mitropolitit Serafim Slivenski. Menjëherë pas Bashkimit të dy krahinave bullgare – Principatës së Bullgarisë dhe Rumelisë Lindore, më 20 shtator të vitit 1885, u krijua Organizata Kombëtare me kryetar Mitropolitin Kliment. Ajo u konfirmua me një dekret zyrtar rë Princit bullgar Aleksandër Batenberg, i cili mori Kryqin e Kuq të Bullgarisë nën patronazhin e tij. Në tetor të po këtij viti, organizata u njoh nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në Gjenevë.
Publikoi / Publikuan: БНР екип