LAJME

Artikull

Fillon ndërtimi i një njësie të re në Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj”

Mërkurë, 25 Tetor 2023, 08:28

Fillon ndërtimi i një njësie të re në Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj”

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Me vendim të qeverisë nis ndërtimi i njësisë së 7-të në Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj”. Kompania e cila do të negociojë me kompanitë e ndërtimit merr 250 milionë euro kapital, njoftoi kryeministri Nikollaj Denkov. Afati i përfundimit është viti 2033. Nisin edhe përgatitjet për ndërtimin e bllokut të 8-të në Kozlloduj. Ndërtimi do të vazhdojë paralelisht që të jenë gati me një diferencë prej 2-3 vitesh. Kapaciteti total i njësive do të jetë 2300 megavat dhe do të tejkalojë kapacitetin prej 1760 megavat të 4 njësive të para të mbyllura. Teknologjia e zgjedhur është unike dhe lejon të ndryshohet në një kohë të shkurtër kapaciteti punues i reaktorëve. Kjo është e rëndësishme për menaxhimin e sistemit energjetik, tha Denkov. Vendimi vjen pasi një javë më parë u nënshkrua një memorandum midis kompanisë “Westinghouse” dhe disa kompanive bullgare.