LAJME

Artikull

Rritje e masave të sigurisë në vendet e vizituara nga qytetarët izraelitë

Mërkurë, 25 Tetor 2023, 12:44

Ljubomir Nikollov

Ljubomir Nikollov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ekipet e Drejtorisë Metropolitane të Punëve të Brendshme, xhandarmërisë dhe shërbimit të luftimit të terrorizmit ruajnë vendet dhe ndërtesat në Sofje ku mblidhen ose punojnë qytetarë izraelitë. Masat u morën pasi lëvizja radikale palestineze “Hamas” sulmoi Izraelin në fillim të muajit. Këtë ia ka bërë të ditur gazetarit të BNR Nikollaj Hristov, drejtori i Drejtorisë Metropolitane të Punëve të Brendshme, kryekomisioneri Ljubomir Nikollov. Policia metropolitane i kushton vëmendje të veçantë zonës përreth Stacionit Hekurudhor Qendror, ku mblidhen më shumë njerëz nga vendet arabe.
Ministria e Mbrojtjes ruan komunikimin me shërbimet e inteligjencës për të patur informacione paraprake për personat që do të bënin provokime në vendin tonë në lidhje me situatën në Izrael.