LAJME

Artikull

Qeveria ndaj ambasadorëve të BE-së: Taksa për gazin rus prek vetëm Gazpromin

Mërkurë, 25 Tetor 2023, 15:06

Qeveria ndaj ambasadorëve të BE-së: Taksa për gazin rus prek vetëm Gazpromin

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Tarifa e vendosur së fundmi për importin dhe tranzitin e gazit rus përmes Bullgarisë nuk do të ketë ndikim negativ për konsumatorët evropianë. Kjo do të ndikojë vetëm në fitimet e Gazpromit. Këtë ua premtuan ambasadorëve të vendeve të BE-së në takimin në Sofje kryeministri Nikollaj Denkov, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme Maria Gabriel, ministrat e financave dhe energjetikës Asen Vasilev dhe Rumen Radev.
“BE nuk duhet të jetë e varur nga gazi rus. Nuk duhet lejuar financimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës me paratë e taksapaguesve evropianë”, tha Denkov.
Para diplomatëve, kryeministri shprehu shpresën se në dhjetor, në mbledhjen e rregullt të Këshillit Evropian, do të merret vendimi i duhur për hyrjen e Bullgarisë në Shengen, nga e cila do të përfitojnë qytetarët dhe bizneset bullgare dhe evropiane.