LAJME

Artikull

Ditët e Kulturës Bullgare në Szeged, Hungari

Enjte, 26 Tetor 2023, 03:45

Ditët e Kulturës Bullgare në Szeged, Hungari

FOTO: Svetlla Kjoseva

Madhësia e shkronjave

Në qytetin Szeged të Hungarisë për të 19-tën herë organizohen Ditë të Kulturës Bullgare, njoftoi Monika Farkas-Barati nga vetëqeverisja bullgare në qytetin universitar. Si çdo vit, programi është i larmishëm dhe i pasur. Fillimi do të bëhet sot me kërcim vallesh në kafenenë “Radnoti”, organizuar nga formacioni koreografik “Ballkan”. Ansambli u themelua në vitin 1990 dhe repertori i tij i vallëzimit mbulon të gjitha rajonet etnografike të Bullgarisë, njoftoi BTA.
Më 27 tetor do të hapet ekspozita fotografike e Antoni Georgiev "Trashëgimia e hebrenjve në Bullgari", kushtuar 80-vjetorit të shpëtimit të hebrenjve bullgarë, në Shtëpinë e Kombësive në Szeged. Do të prezantohen pamjet e trashëgimisë materiale të hebrenjve në trojet tona. Ditët e kulturës bullgare do të vazhdojnë edhe në nëntor.